Poezia e parë
(Nënës sime, Violetës)
Poezinë e parë ia kushtova nënës,
Ia këndova si zogu lirishtës,
Fjala ime cicërimë për mamin,
Cicërimë e zogut liri për shqiptarin.
Pse u emocionova me poezinë e parë?
Ndoshta do të jetë një emocion i pandarë,
S’do ta harroj kurrë atë poezi
Që e shkrova shumë herët kur isha fëmijë.
Poezia e parë, ndjesia më e bukur,
Emocioni i parë, më bën të lumtur,
Vjersha për nënën entuziazëm në shpirt,
Poezia e parë më i bukuri kujtim.
Kostaq Myrtaj
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment