Friday, April 18, 2008

Loti i trëndafilit

Një ditë po rendja në shi,
Kisha ftohtë e pikëllim në sy,
Shiu vrullshëm binte në tokë,
Pikat e shiut në fytyrën time lot.

Pas një çasti kur shiu ndaloi,
Një trëndafil të kuq pashë,
U afrova dhe i thashë:
"Mos vallë shiu aromën ta shoi?!"

Papritur trëndafili
U përul,
Fletët e tij ranë,
Kjo pamje në sy m’u ngul,
Se pikat e shiut mbi të s’u thanë.

Më pas e kuptova,
Ato s’ishin pika shiu...
Ishin lotët e tij...
Këtë kujtim nga mendja kurrë s’do ta fshij!

Kostaq Myrtaj

No comments: