Monday, April 7, 2008

Poezia e parë
(Nënë sime, Violetës)

Poezinë e parë ia kushtova nënës,
Ia recitova si zogu lirishtës.
Fjala ime cicërimë për mamin,
Cicërimë e zogut liri për shqiptarin.

Pse u emocionova me poezinë e parë?!
Ndoshta do te jetë një emcion i pandarë
S’do ta haroj kurrë atë poezi,
Se më sjell gaz, më sjell lumturi.

Poezia e parë është vërtet e bukur,
Emocioni i parë kurrë nuk ka harrim,
Vjersha për nënën gëzim në shpirt,
Libri im i parë, nder për fisin tim.

Dielli dhe hëna

Në mëngjes kur u zgjova,
Të hap dritaren shpejtova,
Para meje qendronte një top i zjarrtë,
I gjithi në ngjyrë të artë.

Ishte dielli në qiell plot krenari,
Rrezet e arta hidhte ai,
Gjithë ditën aty e kaloi,
Deri në drakë në qiell qendroi.

Në darkë kur u ktheva unë në shtëpi,
Në dritare me shfaqet një gjysmerrethi,
Ishte hëna gjithë madhështi
Që yjeve u bënte shoqëri.

Kur gënjen nuk fiton

Një të vërtetë
E ka kjo jetë,
Kur gënjen
Gjithmonë humbet,
Gënjeshtra është një ves i keq,
Asnjë punë nuk të ndreq,
Asnjë të mirë ajo nuk ka,
Thjesht përdoret për para.

"Ajo është e mirë", - ndonjëherë mendon,
Por kur gënjen asnjëherë s'fiton…
Ndonjëherë përdoret për shaka,
Asnjë të mirë gënjeshtra nuk ka!...

Mësoni pa përtuar

Për të mësuar
Kurrë s’kam përtuar,
Të gjithë të mësojmë,
Veten të nderojmë!

Asnjëherë mos të përtojmë,
Gjithmonë të punojmë,
Të gjithë një mendim kanë,
Pa dije ç’e do paranë?!

Shkollat dije na dhanë,
Ne do ta përhapim anembanë
Do mësoj pastaj të luaj,
Që kur të rritem aspak të mos vuaj…

Deti qetësues

Pas një dite të vështirë në shkollë,
Buzë detit dola shëtitje,
Pamja ishte mjaft e bukur,
Valët e detit më bënë të lumtur.

Pulëbardhat shëtisnin mbi detin Jon,
Gëzimin çdo sarandjoti ia shtojnë,
Por anija me vela e prishi qetësinë,
Thellë në zemër më kalli trishtim…

Deti atë ditë ishte shumë i bukur,
Thellë në shpirt më bëri të lumtur.
Nesër përsëri aty do të jem,
Shpirtin plot qetësi unë do ta kem.

Kostaq Myrtaj

No comments: