Friday, April 18, 2008

Pirati

Qetësia mbuloi botën,
Heshtja sundoi kudo.
I shtrirë në shtratin tim,
Pashë veten kapiten në lundrim.

Ngadalë gjumi më kaploi
Dhe në ëndrra të thella rashë,
Një herë me shfaqej vetja mbret
Një herë i veshur sulltan pashë.

E lashë pas edhe pashanë
E rrugës takova një zanë,
I shpreh asaj një dëshirë:
Të bëhem pirati më i mirë.

Gjurmova ishuj e ishuj të tërë,
Gjeta thesar e flori me tonelatë,
Por plaçkita një popull të tërë,
Shyqyr që isha në ëndërr pirat!

Kostaq Myrtaj

No comments: